17 Apr 2020

Advise for self-care and maintaining psychological well-being!

Situata e përshkallëzuar e virusit COVID-19 po çon çdo ditë e më shumë në rritje natyrale të stresit dhe shqetësimit tek shumë njerëz. Pasiguria që lidhet me COVID-19, nevoja për të ndërruar rrënjësisht rutinën e zakonshme, vetë-izolimi, e veçanërisht kur proksimiteti i rrezikut është më i lartë, mund të kenë ndikime signifikante në mirëqenien dhe shëndetin tonë mendor. Ankthi ka të ngjarë të rritet gjatë krizës aktuale.Pastaj, frika nga e panjohura, ekspozimi ndaj teorive të ndryshme konspirative rreth asaj se kush qëndron mbrapa COVID-19, ekspozimi ndaj informatave faktike që konfirmojnë sesa i rrezikshëm është virusi, për kohëzgjatjen e inkubimit, për mundësinë e infektimit nga personat asimptomatik, mund të shkaktoj pasiguri dhe të destabilizoj psikologjinë tonë.

Duke qenë të detyruar të punojmë nga shtëpia si masë parandaluese kjo, mund të ndihemi të kushtëzuar për të mësuar një lundrim të ri, që për shumicën është lundrimi i parë i këtij lloji, por fatmirësisht jemi së bashku në këtë rrugëtim.

Andaj, imunizimi dhe ruajtja e shëndetit mendor është jetike! Po kështu forcojmë edhe imunitetin tonë fizik për të përballuar më lehtë virusin.

 

Për më të lexuar të gjitha rekomandimet, kliko këtu: